MAQEDONI - Sot, në Shkup, është arritur marrëveshja për kapërcimin e krizës politike, ç'ka bën që axhenda europiane e këtij vendi të kthehet sërish në prioritet. Këtë e ka konfirmuar presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit të përbashkët në vilën "Vodno", me treshen europiane të kryesuar nga Komisioneri europian për zgjerimin, Stefan Fyle, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Në takim është rënë dakord të ripërtërihet, jeta politike në vend; të gjitha partitë politike të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale e menjëherë të formohet komisioni i përbashkët për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Kuvend.
(Marrë nga agjensia e lajmeve "INA")
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com