Incident në ndeshjen miqësore Renova - Borac i Çaçakut në Ohër. Miqësorja ndërmjet Renovës dhe serbëve të Borac Cacakut, e cila u ndërpre vetëm pas 20 minutave kur ndeshja ishte 1-0 për skuadrën serbe.
Ndërprerja e lojës ka ardhur pas lojës së ashpër të një lojtari serb kundrejt futbollistit të Renovës, Visar Musliu. Ndërhynë për t’i ndarë kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, por edhe ai është goditur nga mbrapa nga një lojtar tjetër serb dhe këtu nis rrëmuja e madhe.
Pas kësaj janë vërsulur lojtarët tjerë të Renovës të cilët kanë grushtuar disa nga futbollistët serbë. Incidentin e konfirmoi edhe trajneri i Renovës, Qatip Osmani. “Po, pati incident. Dhe, atë e nisën lojtarët e Boracit, të cilët pa nevojë startuan në Musliun dhe pastaj edhe në Nuhiun, që më pas për të filluar rrëmuja, e cila zgjati 10 minuta.
Në atë rrëmujë edhe ne i goditëm ata, por më shumë në vetëmbrojtje”, tha trajneri Osmani për Ylli Pres. Të hënën, Renova kthehet në Tetovë, duke mbyllur kështu fazën përgatitore në Ohër.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com