Maqedoni e Veriut/ Bujar Osmani prezantohet si kandidat për president i BDI-së: 'Jo Rusisë, Po Evropës'

Maqedoni e Veriut/ Bujar Osmani prezantohet si kandidat për president i BDI-së: 'Jo Rusisë, Po Evropës'

Konventa e BDI-së

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi kandidati i BDI për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani mbajti një fjalim sot në konventën e partisë në Kale. Fjalimi i Osmanit në promovimin e tij si kandidat për president ishte, ‘Jo Rusisë, Po Europës’.

Osmani u prezantua në konventë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ndërsa kryeministri Talat Xhaferi në fjalën e tij tha se Osmani përfaqësoi denjësisht Maqedoninë e Veriut në OSBE dhe do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj është festa e madhe.

Bujar Osmani u shpreh se ardhmëria e vendit është e kërcënuar nga Rusia dhe prandaj duhen parë miqtë e vërtetë të vendit, SHBA-BE-NATO.

'E ardhmja jone është vetëm në Bashkimin Evropian dhe këtë duhet t’ua sigurojmë qytetarëve tanë. Por rruga nuk është e lehtë. Ardhmëria e vendit tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë. Një nga interesat kryesore strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por, në rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti! Ne jemi shumë të qartë: për ne Dielli lind në Perendim.

SHBA – BE – NATO…

Këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, meqë dikush te ne po harron se kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë. Ne jemi këtu për t’ia kujtuar me vepra gjithsecilit se përcaktimi ynë është një dhe i pakthyeshëm: SHBA – BE – NATO…. Jo Rusia, jo Kina, jo Bjellorusia.', ka thënë ndër të tjera Bujar Osmani.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?