Ndeshja e Kupës së Maqedonisë e zhvilluar në Shkup mes Shkëndisë dhe Teteksit, është ndërprerë dy herë radhazi, në minutën e 12-të dhe të 34, për shkak për shkak të fyerjeve në baza etnike.

Qysh në fillim të ndeshjes tifozët e Shkëndijës vërshëllyen himnin e Republikës së Maqedonisë.

Tifozët e Shkëndijës, Ballistët kanë brohoritur 'UÇK, UÇK', ndërsa nuk kanë munguar edhe provokimet e tifozëve maqedonas.

Pas kësaj situate, delegati i ndeshjes ka dhënë urdhër deri tek arbitri kryesor i takimit, Aleksandar Stavrev për ndërprerjen e ndeshjes.