Dy shqiptarë u arrestuan nga autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë në tentativë për të kaluar në vendin tonë çorape  grash kontrabandë.

Policia e zonës  së perëndimit në fshatin Taranesh të Dibrës në afërsi të kufirit me Shqipërinë ka ndaluar dy shtetasit me inicialet Z.B, 51 vjeç  dhe L.B, 15 vjeç nga Dibra me një makinë dhe një kalë të ngarkuar me 43 thasë në të cilët ishin rreth 80 mijë çorape grash, raporton portali maqedonas INA online.

Policia kufitare konfiskoi mallin, ndërsa do të kallëzojë penalisht dy dibranët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)