Maqedoni, kufizimi i shqipes
nxit debat në parlament

Maqedoni, kufizimi i shqipes<br />nxit debat në parlament
SHKUP - Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë, Suzana Salihu kërkon që të hapet debat për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë për shkak se e drejta e përdorimit të gjuhës ka disa kufizime, sidomos për nënkryetaren e Parlamentit.

Sipas ligjit aktual për përdorimin e gjuhëve dhe rregullores së Parlamenti, deputetët kanë të drejtën të drejtohen në gjuhën shqipe. Gjithashtu drejtimi i komisioneve parlamentare mund të bëhet në gjuhën shqipe nga deputetët shqiptarë. Përveç kësaj edhe ministrat shqiptarë në seancat parlamentare dhe komisione kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre amtare. Por, kjo e drejtë i ndalohet nënkryetarit të parlamentit, post që i takon edhe një deputeti shqiptar.

Deputetja e BDI-së, Suzana Salihu aktualisht mban postin e nënkryetares së Parlamentit dhe ajo ka shprehur shqetësim rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Ajo ka kërkuar që grupi i punës, që shqyrton ngjarjet e 24 dhjetorit dhe që po merret me ndryshimet e rregullores dhe ligjit për parlamentit duhet ta ketë parasysh edhe të drejtën më të gjerë të përdorimit të gjuhës shqipe, duke përfshirë që këtë të drejtë ta ketë edhe nënkryetari shqiptar i parlamentit, raporton agjencia e lajmeve, Ina.

“Përdorimi i gjuhës shqipe në udhëheqjen e seancave plenare të parlamentit mbetet një çështje e hapur dhe është një çështje që nuk përjashtohet që të jetë pjesë debatit edhe në punën e Komisionit për implementimin e rekomandimeve të raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit. Në raportin e 24 dhjetorit në kapitullin e 4 shtrohet nevoja për përkufizimin e çështjes së drejtimit të seancave plenare në rregullore dhe unë mendoj se ky moment duhet të shfrytëzohet, aq më tepër që komisioni për implementimin e rekomandimeve të raportit do të punojë me konsensus dhe vetëm me konsensus dhe pa përjashtim”, ka theksuar deputetja Salihu, e cila theksoi se për këtë çështje ka bazë kushtetuese, por mungon vullneti politik.

Kohë më parë PDSH-ja është kërcënuar se po qe se seanca plenare do të udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit dhe me këtë rast nuk do të jetë Suzana Salihu, grupi parlamentar i PDSH-së do të bllokojë foltoren e Kuvendit. Nga ky moment, në seanca nuk kanë udhëhequr as dy nënkryetarët e tjerë si: Jani Makraduli dhe Svetllana Jakimovska.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca