SHKUP- Mjegulla e dendur në periferi të Shkupit ka bllokuar edhe Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, i cili është rihapur pas mesditës informon agjencia e lajmeve “INA”. Sipas shërbimeve të aeroportit, në mbrëmje janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe aterimet në këtë aeroport, për shkak të mjegullës së dendur. Të gjithë avionët me udhëtarë që kanë si destinacion Shkupin janë urdhëruar për të ateruar në Ohër ose në Sofje.
Sipas Institutit të Meteorologjisë në Shkup, në mbrëmje është regjistruar mjegull dhe ajër skajshmërisht i dendur, ndërsa shikueshmëria nëpër rrugë është më pak se 50 metra. “Auto-Moto”, Lidhja e Maqedonisë ka rekomanduar për kujdes gjatë udhëtimit në destinacionin e autostradës Shkup-Veles dhe Shkup-Kumanovë.
Redaksia online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com