MAQEDONI - Partitë politike shqiptare të opozitës e krahasojnë kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski me ish diktatorin serb Slobodan Milosevic.
Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi, e ka quajtur neofashist kryeministrin Gruevski, duke i krahasuar qëndrimet e tij me politikat e ish-kryekriminelit dhe liderit serb, Slobodan Milosevic.
Reagimi i deputetit të PDSH-së ka ardhur pas deklaratave nacionaliste të Gruevskit se nuk lejon frikësimin dhe nënçmimin e dinjitetit kombëtar maqedonas dhe se shqiptarët duhet të ndryshojnë duke hequr dorë nga kërkesat kombëtare.
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, kohë më parë - lidhur me arrestimet e shqiptarëve për vrasjen në Smilkovc - theksoi se Qeveria e Gruevskit po bën arrestimet sikur në kohën e Milosevicit.
Edhe Demokracia e Re e krahason qeverisjen e Gruevskit me atë të ish diktatorit serb. Sipas DR-së, fjalimet e tij, të cilat janë përjashtuese, dëshmojnë qartë se ky kryeministër aspak nuk lëviz nga qëndrimet e tij nacionaliste dhe njëkohësisht ofenduese, luftënxitëse dhe anti-NATO e anti-BE, shkruan agjencia e lajmeve “INA”.
Identifikimi i kryeministrit Gruevski me politikat e tij në stilin e sfiduesit kundër shqiptarëve, është një temë debati edhe nëpër subkjektet politike, por edhe forumet e ndryshme shqiptare.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com