Parlamenti i Maqedonisë me 82 vota miratoi propozimin për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës. Këto ndryshime u votuan nga deputetët e VMRO-DPMNE dhe BDI, deputetin e GROM, Çedomir Sazdovski dhe deputeten Mirsada Asani, që u fut në Parlament me siglën e RDK-së.
Kundër këtyre ndryshimeve ka votuar PDSH-ja, e cila ka shprehur kritika ndaj kësaj qasje, duke theksuar se ndryshimet duhet propozuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski theksoi se vendimi për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës u miratua me shumicën absolute prej 2/3 të votave dhe hyn në fuqi menjëherë. Qeveria si propozuese e propozimit, më së voni në afat prej 10 ditëve duhet të përgadis dhe të dërgoj në Parlament, projekt – tekstin me amendamente për ndryshimet e Kushtetutës.
Ndryshimet e Kushtetutës përcaktojnë këto çështje:
Martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas,
Saktësim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej 3 % dhe të borxhit publik prej 60 % nga GDP,
Ndryshimi i emrit të Bankës Popullore në Banka e Maqedonisë,
Aplikimi i institutit “Ankesa kushtetuese”,
Ndryshimi i përbërjes së Këshillit gjyqësor,(hiqen ministri i Drejtesise dhe kryetari i Gjykates Supreme nga Keshilli - aktualisht dy udheheqesit jane shqiptare)
Ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve,
Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike,
Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese,
Krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese. (INA)
08:16 - Parlamenti i Maqedonisë sot do të debatojë për Propozimin për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës.
Propozim vendimi për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese dje u shqyrtua në Komision të Kuvendit për çështje kushtetuese, duke nxitur përplasje dhe reagime midis partive politike PDSH –së me partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI.
Pas miratimit të propozim vendimit në Parlament, që nevojitet përkrahje me shumicë të dy të tretave, propozimi kthehet sërish në Qeveri, që më pas institucioni ekzekutiv duhet që në afat prej dhjet ditëve të parashtrojë tekst me projekt amendamente.
Ndryshimet e propozuara janë: Ndryshimi i emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë, definimi i martesës si bashkësi midis burrit dhe gruas, aplikimin e institutit “Ankesa Kushtetuese”, ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor Republikan, ku me këtë përjashtohet nga ky këshill ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës Supreme. Ndër kërkesat është edhe saktësimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit, formimi i zonës fiskale dhe përkufizimi i Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese/INA/
/Shqiptarja.com