Shtetet e Bashkuara të Amerikës interesohen për masat juridike të Maqedonisë për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të saj, në luftërat në Siri dhe Irak.
Sipas KosovaPress, ambasadori i posaçëm amerikan për krizën në Lindjen e Afërt, Robert Bradke, pas takimit me Ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, theksoi se "është me rëndësi që ligji i miratuar para pak javësh, të zbatohet në praktikë".
"Maqedonia është partner i shkëlqyer dhe punon bashkë me ne lidhur me këtë çështje. E mirëpres atë që tha Ministri për Ligjin e ri, por më e rëndësishme është se si ligji do të zbatohet, sepse është një gjë të kesh ligj në letër dhe është gjë tjetër se si ai ligj zbatohet në praktikë", deklaroi amabasadori Robert Bradke.
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, tha se "duke parandaluar shkuarjen e shtetasve të Maqedonisë në këto konflikte, tentohet të mbrohet edhe imazhi i islamit dhe kombësisë së luftëtarëve potencial".
Maqedonia është një prej 80 shteteve, qytetarë të të cilave marrin pjesë në organizatat "Shteti Islamik" dhe "Al Nusra", të cilat luftohen nga forcat perëndimore. Të dy organizatat u themeluan në rrjedhën e kryengritjes siriane kundër regjimit të rreptë të Bashar Al Asadit. Me kalimin e kohës, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë okupoi territor të madh në këto dy shtete, duke u shtrirë nga kufiri me Turqinë, deri në afërsi të Bagdadit
ATSH
/Shqiptarja.com