Maqedoni, qeveria shpall tender
për hekurudhën drejt Shqipërisë

Maqedoni, qeveria shpall tender <br />për hekurudhën drejt Shqipërisë
MAQEDONI - Ministria e Financave e Maqedonisë ka shpallur tenderin për përgatitjet e projektit të detajuar dhe dokumentacionit për pjesën e hekurudhës nga Kërçova (Kiçevo) deri në pikën kufitare me Shqipërinë, në kuadër të projektit të Korridorit 8, njoftoi agjencia maqedonase e lajmeve INA.

Rruga hekurudhore ka një distancë prej 63 kilometrash dhe do të përfshijë edhe një hekurudhë të elektrifikuar si pjesë e stacionit hekurudhor të Kërçovës deri në kufirin me Shqipërinë. Mjetet financiare për realizimin e fazës përgatitore janë hua nga fondet e zhvillimit të Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrës në tender mund të jenë kompani nga vendet kandidate të BE-së, vendet anëtare të BE-së si dhe vendet e përfshira në këtë projekt. Pala maqedonase nuk informon lidhur me atë, në se edhe qeveria shqiptare po merret me realizimin e këtij projekti. Në fakt, në territorin shqiptar mbetet një punë shumë e vogël për të lidhur hekurudhën nga Qafë Thana, në Lin, deri në kufi me Maqedoninë në Strugë, rreth 6 km trase, me një kosto shumë të ulët.

Pala maqedonase ka edhe detyrimin më të madh për të krijuar këtë lidhje që do të mundësonte rritje të ndjeshme të qarkullimit të mallrave midis dy vendeve dhe më tej.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur