MAQEDONI- Një helikopter i policisë së Maqedonisë është rrëzuar, si pasojë e një përplasjeje me një antenë radioje në afërsi të një zone industriale në Strumicë. Si pasojë, kanë humbur jetën katër persona, që ishin pjesë e ekuipazhit.
Të aksidentuarit, mësohet se ishin pjestarë të policisë kufitare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në periferi të qytetit të Strumicës, e cila ndodhet në pjesën lindore të vendit. Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën personat të cilët ishin pjesë e ekuipazhit, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima të tjera.
Dëshmitarët theksuan se shkak i rënies së helikopterit ka qënë përplasja me një antenë të Radios Maqedonase, me një gjatësi prej 140 metrave.
Pas përplasjes, helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikësish si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Maqedonase.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës, Zoran Zaev ndërsa sot do të ketë një deklaratë mbi informacione më të detajuara rreth ngjarjes.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO