Shqiptarët e Maqedonisë, por edhe të gjitha trevave shqipfolëse janë ftuar të dalin sërish në protesta. Kryesuesi i Këshillit Organizativ, njëkohësisht edhe i afërmi i një prej të dënuarve të rastit “Monstra”, Bedri Ajdari apeloi për protesta paqësore, si të vetmen rrugë për gjykimin e drejtë të shqiptarëve dhe lirimin e 6 të burgosurve.
“Ne jemi shumë më të fortë kur jemi bashkë, prandaj protestat për rastin e montuar “Monstra” le të jetë fitore e jona e dyfishtë”. Ajdari ftoi edhe udhëheqësit politikë të shqiptarëve, ministra, deputetë, intelektualë, artistë dhe qytetarë të bashkohen në protestat nëpërmjet të cilave do të mbrohet edhe krenaria dhe dinjiteti kombëtar.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA