Maqedoni-Shqipëri,Panucci:Dua
3 pikët, Angelovski:Do sulmojmë

Maqedoni-Shqipëri,Panucci:Dua<br />3 pikët, Angelovski:Do sulmojmë
Maqedoni-Shqipëri do të ndeshen mbrëmjen e sotme në sfidën e kthimit në Strumicë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Takimi i parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës ka përfunduar me shifrat 2:1 për kuqezinjtë.
 
Pak orë përpara ndeshjes, ka nisur edhe sfida mes trajnerëve Christian Panucci dhe Igor Angelovski.
 
Trajneri italian i kombëtares shqiptare thotë se skuadra do hyjë në fushën e lojës për tre pikët të cilat do blindonin vendin e tretë në Grupin G.
 
Në ndeshjen ndaj Maqedonisë do të futemi në fushë për fitore. Kemi respekt për kundërshtarin por në fushë do të zbresim për tre pikët.
 
Maqedonia ka një ekip të fortë, por ne jemi përgatitur për maksimumin. Kundërshtari ka lojtarë cilësorë, mes tyre Pandev, është një lojtar shumë i mirë.
 
Sa i përket stadiumit, është i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati”,
deklaroi ai.
 
Edhe trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski mendon për fitoren e kësaj ndeshje. Ai ka paralajmëruar një formacion sulmues për të zhvilluar, sipas tij, ndeshjen më të mirë të këtyre eliminatoreve.
 
Jemi të lumtur që luajmë në Strumicë, qytetin i cili na dha lojtarin tonë më të mirë, Goran Pandev. Unë besoj se do të luajmë ndeshjen më të mirë të këtyre kualifikueseve, ndaj komshinjve tanë perëndimorë. Nuk mendoj se kush është favorit, por si të prezantojmë veten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk e kam zgjedhur ende ekipin që do të hedh në fushë, por besoj se do të jetë një rreshtim ofensiv, i cili do të ketë për detyrë që të na sjellë fitoren
”, tha Angelovski.
 
Ndeshja Maqedoni-Shqipëri luhet në një stadium 6500 vendesh, në Strumicë, pranë kufirit me Bullgarinë.

Edhe pse ky impiant nuk përmbush standardet për ndeshje ndërkombëtare, UEFA ka toleruar Federatën maqedonase të internojë sfidën me kuqezinjtë me argumentin e shmangies së incidenteve.
 
Rikthehet Sadiku
Armando Sadiku rikthehet në momentin e duhur për të tentuar golin e 10-të me fanellën kuqezi. Sulmuesi do ta nisë sot nga minuta e parë, ndërsa dilemat e vetme të trajnerit kuqezi janë në mesfushë.
 
Në qendër të këtij reparti ka një balotazh mes Bashës dhe Kukelit, por me këtë të fundit favorit për ta nisur nga minuta e parë. Nga ana tjetër, në krahun e majtë duket se Panucci do zgjedhë mes Hykës dhe Grezdës pasi ky i fundit pati probleme shëndetësore si pasojë e një helmim nga ushqimi.

Formacioni i mundshëm:
 
Në portë: Berisha. Mbrojtja: Agolli, Ajeti, Mavraj, Hysaj. Mesfusha: Kukeli, Abrashi, Memushaj, Roshi, Grezda. Sulmi: Sadiku

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara