SHKUP - Duke shpjeguar fenomet tjera me rëndësi nacionale Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka lëshuar akuza të ashpra në adresë të lideri të BDI-së Ali Ahmeti. Osmani ka ironizuar deklaratat e fundivitit të kreut të BDI-së si deklarata të papërgjegjshme dhe manipulative me të cilat vazhdohet me politikat e mashtrimit të popullit shqiptar se gjoja shqiptarët qenkan shtetformues, se gjoja gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe se vendimet në politikbërjen nacionale miratohen me koncenzus. 
 
“Po ky politikan nuk deklarohet kur se pse keqtrajtohen fizikisht shqiptarët në Shkup, pse u pajtuan minstrat e BDI-së për sjelljen e Car Dushanit në Shkup, pse nuk propozon kandidat konsensual shqiptar por kandidat maqedonas, pse Shkupi i ngjan sot qyteteve mesjetare kishtare ortodokse, pse margjinalizohet komplet kultura dhe identiteti nacional shqiptarë dhe mohohet identiteti islam, pse vendbanimet shqiptare janë bërë vendbandime të pleqve dhe pse të rinjtë shqiptarë shpërngulen masivisht nga Maqedonia? Mos vallë këto çështje nuk janë pjesë e axhendës së tyre politike dhe qeveriatre ?!”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit kjo qeveri që manipulon zgjedhjet në vazhdimësi dhe nuk ka legjitimitet demokratik të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për pasojë krijimi i qeverisë teknike është domosdoshmëri si hapi i parë drejt ndërprerjes së procesit të sigurt ekonomik dhe politikë të vendit në një periudhe afatmesme.
 
Edhe deputeti nga radhët e RDK-së, Naxhi Xhelili shprehet se Parlamenti është bërë vegël e qeverisë dhe se trajtimi i kërkesave ekonomike dhe politike të shqiptarëve vazhdon si në kohërat e komunizmit.
 
Deputeti Xhelili shpjegoi idenë e RDK-së për kandidat konsensual shqiptarë për kryetar shteti, veprim ky që do duhet të eliminon përçarjen e thellë politike shqiptare dhe që do duhet të mobilizojë trupën votuese shqiptare dhe të jetë indikator për të projektuar numrin real të shqiptarëve në Maqedoni, shkruan INA.
 
Ndërkaq, kryetari i degës së RDK-së dhe koordinatori i këshilltarëve në komunën e Gostivarit, Vesel Memedi, argumentoi politikat shkatërrimtare që aktulisht zbatohen në Gostivar nga udhëheqës pa legjitimitet demokratik dhe se pasojat e kësaj politike do të rikthejnë Gostivarin në gjendjen e vitit 2009 si komunë me borxhe ekstreme, tatime më të larta në vend, me korrupsion skandaloz ku bashkëqeveris mafia urbanistike dhe politike, duke i dëmtuar pa masë shqiptarët e Gostivarit.  
 
Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga deputeti Naxhi Xhelili dhe këshilltari komunal Vesel Memedi realizuan takime pune me karakter informativ me emigrantët e fshatrave më të mëdha Çegran, Debresh, Forinë dhe Çajlë. Duke falenderuar mërgimtarët për përkrahjen e pa razerva gjatë zgjedhjeve të prillit 2013 në Gostivar, kryetari Osmani argumentoi se zgjedhjet lokale në Gostivar janë jolegjitime dhe të falsifikuara nga koaliconi i krimit zgjedhor BDI-VMRO dhe se pushteti aktual komunal nuk ka legjitimitetin demokratik nga populli shqiptarë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)