PRESHEVË - Gjykata themelore në Shkup ka hedhur poshtë si të pabazë, padinë e një familjeje shqiptare nga Presheva kundër tre mjekëve të spitalit “Acibaden Sistina”, të dyshuar për tregti me organe njerëzore, rast për të cilin sensibilizoi “Presheva jonë”. Padia u ngrit pas vdekjes së nënës së familjes, Zymrite Sadriu.
“Si sot një vit më parë, nëna ime, tashmë e ndjera Zymrite Sadriu nga Presheva, ishte shtruar për kurim në spitalin “Acibaden Sistina” të Shkupit. Mjekët e këtij spitali, pa pëlqimin e familjes, deshën ta operojnë nënën, e cila kishte dhimbje barku. E them me bindje të thellë se në Maqedoni mbizotëron krimi i tipit aziatiko-ballkanik e jo ligji e Betimi i Hipokratit. Padia kundër mjekëve të përfshirë në tregti me organe njerëzore, viktimë e të cilave ishte edhe nëna ime, nuk kanë kaluar në hetuesi, nuk është thirrur asnjë seancë gjyqësore e madje nuk na ka marrë askush në pyetje”, thotë për “Presheva jonë” Kujtim Sadriu, djali i madh i së ndjerës Zymrite Sadriu nga Presheva, e cila “vdiq” prej duarve të mjekëve maqedonas.

(Në foto: Zymrite Sadriu dhe i biri, Kujtim Sadriu).
“S’ka dyshim se në Maqedoni dominon politika kriminale dhe drejtësia është e ndikuar nga gjyqet e korruptuara dhe të komprometuara. E kam thënë disa herë se ky spital famëkeq udhëheq shtetin dhe ligjet, ngaqë shteti nuk ka kurrëfarë kontrolli mbi ta dhe se ata janë vetë shteti”, ka deklaruar Kujtim Sadriu.
Pas zhurmës mediale, të krijuar pas këtij rasti, drejtori i këtij spitali, Nikola Pançevski pati deklaruar për gazetën “Vesti”, se “askush, në asnjë mënyrë, nuk ka pasur qëllim që të kryhej çfarëdolloj operacioni tek pacientja Zymrite Sadriu”.
Përkundër inicimit të procedurës gjyqësore dhe dëshmive të ofruara kundër mjekëve të dyshuar për tregti me organe njerëzore, Gjykata themelore e Shkupit i hedh si të pabaza e të paargumentuara, duke u shërbyer me deklaratat e njëanshme të drejtorit të spitalit.
Dhe mu për këtë, për ndriçimin e rastit së nënës së tyre, familja Sadriu nga Presheva do të shkojë deri në Gjyktën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. “Jam i vetëdijshëm se padia ime kundër mjekëve vrastarë të spitalit të lartpërmendur, nuk do të ndajë drejtësi në gjykatat maqedonase, të cilat janë politizuar deri në ekstremitet. Por drejtësia është në anën tonë, pavarësisht nga vendimet e njëanshme të gjykatave maqedonase dhe në kërkim të zbardhjes së këtij rasti do të shkojmë deri në Strasburg” ka pohuar Sadriu.
E drejta më në fund do të ngadhënjehej kundër atyre, të cilët i kanë duart e lyera me gjak, por edhe kundër atyre, që vihen në mbrojtje të krimit të zhvilluar në shtëpinë e verdhë, të quajtur “Acibaden Sistina” në Shkup.

(Në foto: Gazetë maqedonase që ka shkruar për çështjen).
“Dashuria dhe respekti për nënën, e cila u nda nga jeta në mungesë të një përkujdesi profesional mjekësor në emër të një diagnoze të shpifur, më nxit t’i ndjek mjekët vrastarë deri në Strasburg, në kërkim të një drejtësie, e cila në Shkup nuk mund të gjendet as me mikroskop!..” ka shtuar në fund Kujtim Sadriu.
DOSJA GATI PËR STRASBURG:
1. Fletë lëshimi i spitalit Sistina, ku është cekur ndërhyrje e shpejtë kirurgjikale.
2. Deklarata e drejtorit të spitalit, Nikol Pancevski për gazetën Vesti, ku ka deklaruar: Askush, në asnjë mënyrë nuk ka pasur qëllim të kryejë çfarëdo operimi.
3. Vendimi qesharak i Gjykatës Themelore: Ku drejtori Nikola Pancevski deklaron se kemi pasur qëllim ta operojmë. Por pas kësaj, vendimi merret në bazë të deklaratave e jo hetuesisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com