Një tërmet me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane-1998 (EMS) sot në orën 13 e 18 minuta, me orën lokale, është ndjerë në pjesën jugore të Maqedonisë dhe në Manastir, Resnjë dhe Ohër, njoftoi Observatori pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në rreth 160 kilometra në jug të Shkupit, në territorin e Greqisë. Përveç shqetësimit të popullatës, nuk ka informata për dëme materiale./ATSH/
/Shqiptarja.com
Epiqendra e tërmetit ka qenë në rreth 160 kilometra në jug të Shkupit, në territorin e Greqisë. Përveç shqetësimit të popullatës, nuk ka informata për dëme materiale./ATSH/






