/ATSH-MIA/ - VMRO-DPMNE-ja deklaroi sot në një konferencë shtypi se politika dhe strategjia e LSDM-së i shkakton dëm të madh shtetit maqedon.
"Politika e LSDM-së i dëmton qytetarët dhe gjithë shtetin. Qytetarët e panë atë. Mijëra dhe mijëra dolën nëpër rrugë në tubimin më të madh politik në historinë demokratike të Maqedonisë për të treguar se nuk do të lejojnë skenarët tuaj për destabilizim. Ka marrë fund. Do të duhet ta pranoni këtë", deklaroi Ilija Dimovski, anëtar i lartë i VMRO-DPMNE-së.
"Në VMRO-DPMNE ka njerëz që punojnë për vendin dhe për popullin, se tentojnë në pajtim me ligjet të realizojnë projekte që do të mundësojnë punësimin e njerëzve dhe zhvillimin ekonomik të vendit, në luftën efikase dhe juridike kundër korrupsionit me kontrollin e të gjitha fakteve dhe argumenteve, si dhe sanksionimin e shkelësve të ligjeve", theksoi ai.
Sipas tij, është e qartë se LSDM-ja nuk ka asnjë argument për gjoja krim të kryer, dhe se nën udhëheqjen e Zaevit kjo parti është shndërruar në klubin e përgojuesve që punojnë kundër interesave të vendit.