Gjatë fjalimit në prezantimin e programit të partisë së tij lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni, lideri i opozitës Zoran Zaev ka shtruar një seri tematikash dhe problemesh të cilat ai dhe partia e tij do t’u japin zgjidhje.
Lideri i opozitës ka prëmtuar krijimin e një shteti multietnik, nisur nga etniciteti i të gjitha bashkesive qytetare që jetojnë atje, të cilët do të gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta.
Zoran Zaev gjatë fjalës së tij parashtroi dhe çështjen e emrit një fenomen mjaft i diskutuar që prek Maqedoninë dhe Greqinë. Zaev u zotua se nëse LSDM fiton zgjedhjet e ardhshme do të bëjë regjistrimin e popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu në fjalën e tij lideri opozitar shtoi se do t’i japë zgjidhje edhe procesit integrues si dhe do të fokusohet në kontestin e emrit përmes referendumit.
“Qeveria e ardhshme të cilën do ta udhëheqë LSDM-ja, do të angazhohet për tejkalimin e kontestit të imponuar nga ana e Greqisë, por nuk do të pranojmë asnjë bisedim për çështjet identitare. Për zgjidhjet e mundshme do t’i japim përparësi përcaktimit me referendum të qytetarëve”, u shpreh Zaev.
Redksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com