Maqedoni, zbulohen 130 ton ar, 790 mijë ton bakë

Maqedoni, zbulohen 130 ton ar, 790 mijë ton bakë
MAQEDONI-Një zbulim i madh duket se ka shpërblyer punën 10-vjecare të firmës amerikano-bullgare Felps dodg Vardar, në kërkimet e saj në Maqedoni. Zhurnal.mk shkruan sot se në vendin e quajtur Ograzhden gjenden rreth 790 mijë tonë bakër dhe 130 tonë ari. Të dhënat e fundit në kërkimet e kësaj kompanie, që deri tani janë mbajtur të fshehta, tregojnë se është zbuluar nëj burim I pasur nëntokësor me ar dhe bakër, duke përbërë kështu një ndër burimet më të mëdha në Evropën Juglindore.

Këto të dhëna tregojnë se ky burim nëntokësor ka 4 herë më shumë pasuri se ai I Bucimit në Maqedoni, dhe saktësisht ka 789.250 tonë bakër dhe 130 tonë ari.

Për këto hulumtime kompania ka harxhuar 4 milionë euro, kurse në të ardhmen pritet të investohen disa qindra milionë dollarë për ndërtimin e plotë të këtij burimi nëntokësor. Vendi ku mendohet se është gjetur kjo pasuri e madhe nëntokësore gjendet vetëm 20 kilometra larg kufirit me Greqinë.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special