Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.
“Duke pasur parasysh se ky paraqet edhe një incident më serioz, Ministria e punëve të Jashtme e Maqedonisë pret që incidenti të dënohet nga autoritetet e Kosoves si dhe të gjenden dhe sanksionohen autorët e sulmit. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë pret që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla, me çka edhe do të manifestoheshin përcaktimet e deklaruara të Kosovës për marrëdhënie të mirë ndër-fqinjësore me Republikën e Maqedonisë, për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Skender Durmishi ka kontaktuar drejtuesit e Ministrisë së Jashtme të Maqedonise, të cilëve u ka transmetuar shqetesimet e autoriteve te Kosoves, të cilat e denojne fuqishem aktin, duke e konsideruar në kundershtim me nivelin e mirë të bashkëpunimit midis dy vendeve.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com