Maqedonia e Veriut jep kupone pushimesh për familjet me të ardhura të ulëta

Maqedonia e Veriut jep kupone pushimesh për familjet me të ardhura të ulëta

Në përpjekje për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta, Maqedonia e Veriut ka bërë publike një paketë ndihmash për të kaluar pushimet verore. Ministria e Ekonomisë ka bërë publike thirrjen e për zbatimin e masës pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta gjatë vitit 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarë për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.

Thirrja publike për të aplikuar për një masë të tillë  do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, dmth që nuk kanë të ardhura më të larta se 30,000 denarë do të mund të aplikojnë dhe të marrin kupon.

Kuponi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret deri më 30 nëntor 2021, në një nga objektet hotelierike nga lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës