Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Kiev
Rihapja e Ambasadës së e Maqedonisë së Veriut në Kiev, Ukrainë
Maqedonia e Veriut rihap ambasadën e saj në Kiev, e cila ishte mbyllur pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Rihapja e ambasadës u bë nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, ku u prit nga homologu i tij zoti Dmytro Kuleba.
Dy ministrat diskutuan mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, për pasojat ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe më gjerë.
Zoti Osmani vizitoi edhe qytetin Irpin, pranë Kievit, ku pa shkatërrimet e shumta si pasojë e bombardimeve të forcave ruse. Ai shprehu solidaritetin e vendit të tij me popullin e Ukrainës.
Zoti Osmani u shpreh se “Liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton ndihmë, mbështetje dhe respekt”.
Ai tha se Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.
Kuleba dhe Osmani kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve duke theksuar nevojën që ky proces të marrë vëmendjen e shtuar pas zhvillimeve të fundit.
Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba falënderoi Maqedoninë e Veriut “për qëndrimin parimor dhe aktiv që nga fillimi duke i siguruar ndihmë Ukrainës”, siç u shpreh ai.
Zoti Kuleba tha se:
“Nëse Bashkimi Evropian vërtet kujdeset për të ardhmen dhe mirëqenien e Ervopës, atëherë e vetmja zgjidhje për këtë do të ishte zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Lindjes, për t’u bashkuar me vendet të cilat i ndajnë vlerat e përbashkëta me BE-në”./VOA
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38