Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar nga pandemia.
Dje u mbajt seanca e shtatë e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar rrjedhën e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ishte shpallur për shkak të pandemisë COVID-19. Në konferencën për shtyp Pendarovski tha se ditët e fundit, për fat të keq, numri i rasteve me COVID-19 dhe numri i vdekjeve po rritet.
Vendimi për 14 ditët e reja ka të bëjë me menaxhimin në mënyrë më efektive të situatës së pandemisë duke theksuar se kjo nuk ka asnjë lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare.
Ai falënderoi shumicën dërrmuese të qytetarëve për respektimin e rekomandimeve tashmë tre muaj, duke shtuar se qytetarët nuk duhen të shkujdesen dhe të vënë në pikëpyetje të gjitha rezultatet pozitive deri më tani në luftën kundër pandemisë.
Duke iu drejtuar qeverisë, Pendarovski tha se tendencat negative në disa komuna nuk duhet të jenë rast për të kthyer masat kufizuese në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët. Në një porosi për liderët politikë, presidenti i Maqedonisë së Veriut kujtoi se shteti aktualisht nuk ka parlament, se ka një qeveri teknike që ka autorizime të kufizuara dhe se situata është shumë serioze.
Kujtojmë se Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars të këtij viti, me kërkesë të qeverisë. Një muaj më vonë, Pendarovski shpalli gjendje të re 30-ditore të jashtëzakonshme. Më 15 maj, gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua edhe për 14 ditë të tjera.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor 2024, 17:52