Maqedonia fiton me goleadë
iu falet golave të shqiptarëve

Maqedonia fiton me goleadë<br />iu falet golave të shqiptarëve<br>
Maqedonia e ka mbyllur me fitore fazën e kualifikueseve për botërorin e Rusi 2018.

Fqinjët fituan me rezultanin e thellë 4-0, ndaj ekipit të fundit të grupit, Liechestein.

Fitorja është sa për statistikë pasi Maqedonia e mbylli në vend të parafundit këtë fazë kualifikuese me 11 pikë.


Ajo çka vlen të theksohet është se tre nga katër golat u shënuan nga sgqiptarë që luajnë për kombëtaren maqedone.


Serinë e golave e hapi Visar Muslia në minutën e 36’, ndërsa pjesën e parë e mbylli me rezultatin 2-0 me golin e Trajkovski në minutën e 38’.


Me rikthimin në fushë ekipi i maqedonisë i falet golave të dy shqiptarëve tjerë. Në minutën e 66’ është Enis Bardhi që trefishon rezultatin.


Rezultatin përfundimtar do ta vulosë Arijan Ademi dy minuta më vonë.

Kështu Maqedonia e mbyll me fitore falë faktorit shqiptar.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë