Maqedonia, Haradinaj: Shqiptarët
duan paqe, situata drejt përmirësimit

Maqedonia, Haradinaj: Shqiptarët<br />duan paqe, situata drejt përmirësimit
“Maqedonasit e kanë kuptuar që shqiptarët janë faktor paqeje dhe stabiliteti në vend, ndaj dhe situata në Maqedoni po njeh përmirësim”.

Kështu e ka komentuar për Report Tv, situatën në Maqedoni, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj.

"Situata në Maqedoni duket se ka marrë një drejtim më të mirë. Ka qenë një situatë e tensionuar por tashmë pas zgjedhjes së kryetarit të kuvendit shpresoj që dhe maqedonasit e kanë kuptuar që shqiptarët në Maqedoni janë faktor paqe e stabiliteti dhe në të njetën kohë janë komponentë kryesorë të shtet formimit dhe rrugës evropiane që nënkupton që nuk mund të kapërcehen pa trajtuar të drejtat dhe kërkesat e tyre", u shpreh ai. 

Ndërsa deklaratën e kryeministrit të Shqiëprisë, Edi Rama, për bashkimin me Kosovën në rast se Europa do të mbyllë dyert për Shqipërinë, Daut Haradinaj u shpreh se bashkimi me Bashkimin Europian do të sjellë edhe bashkimin mes shqiptarëve.

"Kryeministri Rama me të drejtë e tha që në rast se Evropa i mbyll dyert e saj për shqiptarët atëhere nuk mbetet rrugë tjetër që ne të bashkohemi të paktën mes shqiptarëve por gjithsesi edhe kryeministri i shqipërisë dhe ne të gjithë si shqiptarë e kemi bashkimin në Bashkimin Evropian dhe atje do bashkohemi të gjithë", tha më tej Daut Haradinaj. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot