Kështu në këtë listë janë gjendur edhe Stefan Ristovski, Stefan Spirovski, Jani Urdinov, Flamur Tairi, Ferhan Hasani dhe Samir Fazli. Trajneri i maqedonasve, Xhon Toshak kishte shikuar ndeshjen e fundit që zhvilloi Maqedonia (U-21) kundër Irlandës së Veriut, dhe ai ka qenë i kënaqur me angazhimin e këtyre lojtarëve të rinj prandaj edhe i ka ftuar në ekipin e parë.
Tek lista e tij nuk gjendet Velice Shumulikovski i cili ka angazhime me klubin e tij, ndërkohë që ai ka ftuar edhe lojtarin e Vardarit, Filip Ivanovskin. Prej lojtarëve shqiptarë në fushë pritet të jetë edhe Agim Ibrahimi. Në kombëtaren maqedonase të futbollit, nuk ndihen aspak tensionet etnike që verifikohen në FYROM, dhe gati asnjëherë nuk ka patur episode raciste. (rb/shqiptarja.com)
