Maqedonia pengon bizneset nga Kosova

Maqedonia pengon bizneset nga Kosova
Disa nga bizneset prodhuese të Kosovës janë ankuar se Maqedonia po pengon eksportin nga Kosova.
“Dokumante të ndryshme kërkohen kohëve të fundit për eksportin e produkteve të Kosovës në Maqedoni dhe nuk lajmërohemi nga Qeveria jonë se cilat dokumente duhet poseduar. Lëngjet dhe pemët si duket po refuzohen qëllimisht për shak të raportit të Komisionit Evropian ku thuhet se toka e Kosovës është e helmuar”, ka thënë, Irfan Fusha, pronari i një kompanie prodhuese.
 
Kompania e tij merret me përpunimin e qumështit, pemëve apo perimeve dhe përpos tregut në Kosovë ka gjetur hapësirë edhe në rajon. Ka mbi 500 të punësuar dhe 300 fermerë janë kontraktues për sjelljen e lëndës së parë.

Me këso lloj kërkesash nga Maqedonia, që të posedohet dokumentacion përkatës që produktet e tyre janë të kualifikuara nga BE-ja janë të ballafaquar edhe shumë kompani tjera që ankesën e kanë bërë te Ministria e Ekonomisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate