Do të jenë 5 futbollistët me origjinë shqiptare në radhët e përfaqësues maqedonase të cilët do të sfidojnë Shqipërinë në datën 5 Shtator në ndeshjen e parë kualifikuese për grupin G të Botërorit Rusi 2018, që do të zhvillohet në Shkodër.
 
Trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski, ka bërë publike listën e 18 futbollistëve të grumbulluar për duelin ndaj kuqezinjve.

5 shqiptarët nga Maqedonia të grumbulluar nga trajneri janë Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi të Shkëndijës së Tetovës,  Agim Ibraimi i cili aktualisht luan me skuadrën e Astanas në Kazakistan si dhe Leonard Zhuta e Ezgjan Alioski.

Forma e mirë që kanë shfaqur Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi me kuqezinjtë tetovarë në Europa League ka bërë që trajneri Angeloskvi ti grumbullojë ata.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com