Fitorja e Brazilit në ndeshjen e parë nuk e bind legjendën e futbollit argjentinas, Maradona se ekipi i Skolarit do të fitojë titullin e lakmuar.
Sipas argjentinasit, nëse Kroacia do të ishte treguar më agresive në fushë, atëherë edhe mund të kishte befasuar ‘Selacaon’.
“Rezultati 3-1 nuk pasqyron atë që pamë në fushë. Brazili kishte probleme në krah dhe për më tepër ka një varësi ndaj Neymarit.
Brazili mund të kishte humbur takimin nëse Kroacia do të tregohej më shumë agresive që në fillim të ndeshjes, por ata u kënaqën me golin e shënuar dhe pikërisht këtu nisi rritja e lojës së Brazilit.
Nëse Brazili nuk do të kishte Neymar atëherë mund të kishte humbur” tha ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com