Legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona shprehet me nota superlative për ekipin kampion të Europës.
“Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm, ndoshta ekipi më i mirë në historinë futbollit, është vështirë që t’i mundësh.
Portieri Kasijas, Alonso, Ramos, Iniesta, Xavi por edhe Torres janë të mrekullueshëm.
Ky është një brez i artë, cili do të ngelë gjatë në memorien e shumë njerëzve në botë.
Ata janë favoritë edhe në botërorin 2014 në Brazil” shprehet Maradona.
Spanja është kampionia në fuqi e Botës dhe e dyfishtë e Europës.
Akoma nuk është shfaqur një ekip që të vërë në vështirësi “demat” e Spanjës.
Tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për skemat të cilët do të mundin këtë ekip në Brazil, pasi ky brez futbollistësh akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com