Marash Kumbulla: Më kërkonte Italia, zemra ime rreh për Shqipërinë

Marash Kumbulla: Më kërkonte Italia, zemra ime rreh për Shqipërinë

Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla disa muaj më parë kaloi te Espanyol në La Liga në huazim nga Roma dhe ka marrë minuta në Spanjë.

I lindur në Peschiera del Garda (Itali), Kumbulla u bashkua me akademinë e Hellas Verona në vitin 2008 dhe bëri debutimin e tij profesional më 12 gusht 2018, në një humbje 2-0 ndaj Catania në “Coppa Italia”.

Pasi bëri vetëm dy paraqitje në sezonin 2018-2019, dukej e pamundur që Kumbulla të shpërthente, pas promovimit të Hellas Verona në Serie A. Në vend të kësaj, ai doli si një nga emrat e parë në listën e trajnerit të ri Ivan Jurić, duke regjistruar 25 paraqitje në elitën e futbollit të Italisë atë sezon dhe më pas u ble nga Roma.

Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë të gjatë për “rg.org”, ku ka folur për karrierën e tij dhe situatën aktuale që po kalon tek Espanyol. Pavarësisht se u rrit në Itali, Kumbulla zgjodhi të luante për kombin e prindërve të tij, Shqipërinë.

“Kam luajtur për Shqipërinë që kur isha 15 vjeç dhe kur isha 19 vjeç, më duhej të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Italisë në nivel të lartë. Edhe pse Italia donte që unë të luaja për ta, nuk kisha asnjë dyshim; e gjithë familja ime është nga Shqipëria, ndihem shqiptar dhe doja të luaja për kuqezinjtë.

Kombëtarja është rritur shumë vitet e fundit për shkak të shumë lojtarëve që kishin zgjedhjen mes të luajturit për Shqipërinë dhe një komb tjetër dhe zgjodhën Shqipërinë. Shpresojmë, kjo do të motivojë fëmijët e tjerë që të marrin të njëjtin vendim në të ardhmen”, tha ai.

Mbrojtësi ka folur edhe për aventurën e tij te Roma.

“Kishte shumë presion. Roma është një ekip i madh në Itali, tifozët e të cilit kërkojnë shumë, por unë e shijova shumë kohën time në Romë dhe presioni, edhe në kohë të këqija, më ndihmoi të piqesha. Unë jam rritur shumë nën drejtimin e Mourinhos për sa i përket karakterit dhe mentalitetit tim, ai të tregon të vërtetën në fytyrë. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën më të lehtë të luash në një nivel më të lartë",tha mes të tjerash mbrojtësi.

Kumbulla tregoi edhe arsyen përse zgjodhi të luante për Espanyol.

“Trajneri dhe drejtori i klubit nuk premtuan se do të luaja çdo ndeshje, por më bënë të ndihesha shumë i sigurt nga mënyra se si më flisnin. Në fillim, kisha pak frikë, por pas një jave, m’u duk sikur kisha qenë atje për muaj të tërë”, tregoi shqiptari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Cetinjë me 7 të vdekur dhe 4 të plagosur, ministri i Brendshëm i Malit të Zi: Autori ka vrarë dhe anëtarë të familjes së tij

Tragjedia në Cetinjë me 7 të vdekur dhe 4 të plagosur, ministri i Brendshëm i Malit të Zi: Autori ka vrarë dhe anëtarë të familjes së tij