Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë vrapuesit, që u bënë sot pjesë e gjysmë maratonës së kryeqytetit. Maratonës iu bashkuan qytetarë të shumtë, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, apo triumfuesja në disa gara botërore, Luiza Gega. Kjo e fundit nuk e kaloi dhe këtë maratonë pa fitore, ku arriti të triumfojë mes shumë vrapuesve.
Për këtë rekord të Luiza Gegës nuk ka kursyer urimet dhe ambasada e SHBA. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada shkruan se Gega vendosi një rekord personal, ndërsa vrapoi në ndihmë të fëmijëve.
/Shqiptarja.com
Për këtë rekord të Luiza Gegës nuk ka kursyer urimet dhe ambasada e SHBA. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada shkruan se Gega vendosi një rekord personal, ndërsa vrapoi në ndihmë të fëmijëve.
“Urime të gjithë vrapuesve që morën pjesë në gjysëm maratonën e sotme. Luiza Gega vendosi një rekord personal ndërsa vrapoi në ndihmë të fëmijëve. Të lumtë!”, thuhet në urimin e ambasadës.

(Urimi i ambasadës së SHBA në Facebook)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com












