Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga 'Maratona e Durrësit', e cila u zhvillua një ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këtë vit, maratona mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete.
“Maratona e Durrësit këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete”, shkruan Rama.
Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.
Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive.
Komente









