Bashkia e Tiranës ka marrë aprovimin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës për dy itinerarët të rinj që do të përdoren për Maratonën e Tiranës.

Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Intinerari i Maratonës

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës, pjesëmarrësit duhet të regjistrohen deri më 30 shtator 2018, ora 00:00.

Përshkrimi i itinerarit:

Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George Ë. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”