Maratona e Tiranës, Dhame në 'Report Tv': Ja pse mund të mungojë Veliaj

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga Maratona e Tiranës, drejtoresha e Kulturës dhe Sporteve, Jolinda Dhame ka bërë të ditura detajet e fundit duke sqaruar edhe mënyrën e regjistrimit në garë.

Ndër të tjera, Dhame ka bërë të ditura edhe çmimet e fituesve, ku ai i vendit të parë do të përfitojë plot 2500 euro.

Ndër të tjera ajo është shprehur se prezenca e kryebashkiakut ende nuk është e sigurt pasi ai mund të bëhet baba së shpejti gjë që edhe do ta kufizojë nga pjesëmarrja e këtij viti.

Shpresojmë. Ai ka dy gara: të maratonës dhe të djalit. O tek njëra, o tek tjera do të jetë me siguri.  

Jolinda Dhame

INTERVISTA E PLOTË:

Cilat janë risitë?

Ky itinerar është i ri, kemi futur Kodrat e Liqenit, por është një itinerar i certifikuar. Është shumë i vështirë sepse kemi një malore të fortë por kemi menduar edhe për profesionistët që marrin pjesë në garë.

Cili do të jetë itinerari?

Itinerari është gjysma e vitit të kalur dhe do të jetë: Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me kurriz nga sheshi “Nënë Tereza”- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-

Rruga “Abdi Toptani”- Rruga “George Ë. Bush”- Rruga “Barikadave”- Rruga “Urani Pano”- Rruga “Ded Gjo Luli”- Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim- Rruga “Kavajës”- Rruga “Ibrahim Rugova”-Sheshi “Frederik Shopen”-Shëtitorja e Parkut të Madh - Shëtitorja Lasgush Poradeci - Rruga që përshkon Liqenin - Rruga që përshkon Liqenin nga brenda Parkut - Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh-Sheshi “Frederik Shopen” Rruga “Lek Dukagjini” dhe sërish mbyllet tek sheshi “Shën Tereza”.

A ndihmon në promovimin e qyetit ky itinerar?

Po, kjo është një festë faktikisht. Është event masiv dhe për këtë arsye duam të bëjmë promovimin e Tiranës.

Cilat janë kategoritë që marrin pjesë në këtë garë?

Në datën 6 tetor do të kemi një “Fun-Run”, ku bëjnë pjesë personat e moshës deri në 16 vjeç. Kemi edhe kategorinë “Ëe too”. Kemi një kategori edhe për moshën e tretë. Çmimi i parë do të përfitojë 2500$, i dyti 1500 dhe i treti 1000 euro.

Mendoni që do të fitojmë vëmendje ndërkombëtare?

Ne jemi në fillim të këtij eventi që po e rrisim vit pas viti. Natyrisht që ky është qëllimi ynë. Kemi një faqe interneti ku kemi ccdo gjë të afishuar.

Sa është numri i personave që do të marrin pjesë dhe procedura që ndiqet?

Regjistrimet mbyllen në 2 tetor sepse na duhet të mbyllim procedurat.  Do të pranojmë 2500 garues pasi kështu funksionon gjithmonë. Për gjysmë-maratonën garuesit duhet të paguajnë 10 euro, ndërsa për gjithë maratonën 5 euro.

A do të ketë emra të njohur?

Luiza Gega dhe shumë personalitete të tjera. Po ashtu edhe shumë të huaj. Vijnë këtu përfaqësues të Athinës, do të sjellin disa dhurata, siç është edhe dega e ullirit.

Çfarë duhet të bëjë një person para garës?

Ata që bëhen pjesë për herë të parë do të bëjnë stërvitje 3 herë në javë me trajnerët tanë. 21 kilometra duhet ta mbyllin për 4 orë, ndërsa për dy orë duhet të mbyllin 10 km.

Do të jetë Veliaj?

Shpresojmë. Ai ka dy gara: të maratonës dhe të djalit. O tek njëra, o tek tjera do të jetë me siguri.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm