Në nisje të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në qytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se Tirana mezi pret të marrë edhe titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, teksa tregoi se ai këtë herë do të vrapoje për Special Olympics Albania.
"Jemi finalistë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Nëse do ia dalim, shpresoj si gjithmonë, do kemi më shumë ditë si kjo. Dua t’u japim një duartrokitje të gjithë atyre që kanë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët kudo ku janë. Shumë faleminderit 33 përfaqësuesve nga 33 shtete. Faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Shpresoj që do ktheheni prapë herën tjetër, me familjet, si turistë, si sipërmarrës dhe ndoshta, si rezidentë dhe shtetas të rinj të Republikës sonë. Secili ka zgjedhur një kauzë. Ju lutem shfrytëzoni edhe këto banaqet mediatike. Boll i kanë pasur analistët, ta zërë secili për kauzën e tij, të sensibilizojë njerëz, të flasë, të komunikojë, të tërheqë dëshmitarë dhe mbështetës, aktivistë të tjerë te kauza e tij! Unë këtë vit do vrapoj për Special Olympics Albania. Dua të falënderoj Landin që drejton Special Olympic, të gjithë çunat e gocat me aftësi ndryshe. Të gjithë janë engjëjt tanë dhe në qytetin tonë secili meriton sukses në bazë të talentit dhe mbështetjes që jep secili prej nesh, por cilado qoftë kauza ndihuni të lirshëm që ta promovoni dhe të rekrutoni të tjerë në kauzën tuaj", u shpreh Veliaj.
Lajmi kryesor:
Maratona e Tiranës, njihuni me fituesit për secilën kategori! Veliaj: I lumtur që shumica e çmimeve ka shkuar për atletët nga Ukraina
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.6%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45
-
Ngacmim seksual në Tiranë, 38-vjeçari merr në shtëpi 24-vjeçaren dhe më pas zhduket
29 Mars, 17:16
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23