TIRANË- Teksa në kryeqytet zhvillohej maratona e Tiranës, PD ka zhvilluar një protestë për mungesën e ujit në Tiranë. Me anë të një deklarate të ish-deputetes Ina Zhupa e cila e quajtur Maratonën e Tiranës një dështim të radhës të organizuar nga Erion Veliaj, si një formë për të tërhequr vëmendjet nga skandalet.

"Maratona e Tiranës, dështimi i radhës i organizuar nga Veliaj, si një formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!

Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe është i vetmi vend argëtimi per qytetin.

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.

Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për t'ju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë", shkruan Zhupa.