Maratona rraskapitëse e kërcimit në
Amerikë, fotot e rralla nga viti 1920

Maratona kërcimi që zgjasnin disa javë, më e gjata mban rekordin e 157 ditëve. Kjo ishte Amerika e vitit 1920.
 
Çifte të guximshme merrnin pjesë në një garë tejet popullore për kohën ndërsa imazhet e bëra publike tregojnë lodhjen dhe rraskpatitjen fizike të pjesëmarrësve gjatë këtij eventi.
 
Kompeticioni i rrezikshëm shtynte konkurrentët që ta sfidonin fizikun  e tyre deri në limite. Pasi pati një rënie të popullaritetit kjo maratonë u kthye gjatë “Depresionit të Madh”.
 
Çiftet hynin në garë  dhe kërcenin për javë të tëra të dëshpëruar për një çmim që mund t’u siguronte disa të holla apo thjesht për ushqim dhe kujdes mjekësor.
 
Garuesit kishin të drejtën të pushonin 15 minuta çdo 1 orë  në “fushat e gjumit” që gjithashtu ishin pjesë e spektaklit.
 
Në vitin 1935, 24 shtete ndaluan konkursin për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe çështjeve morale.

[gallery]22725[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)