Marc Anthony, ish-partneri i këngëtares së njohur Jennifer Lopez tanimë ka bërë publike lidhjen e tij me një femër tjetër.

Këngëtari 44 vjeçar është në një lidhje me modelen 21 vjeçare Chloe Green, e cila është vetëm dy vjet më e madhe se Ariana,vajza e madhe e Anthony nga lidhja me ishin e tij Debbie Rosado.

marc anthony

Ata janë fotografuar duke shëtitur të përqafuar ditën e martë në Kaliforni, në parkun e madh të lojrave “Disnayland”,ku Marc po e puthte modelen Green.

marc anthony

Më pas ata janë parë së bashku me binjakët Emme dhe Max, të këngëtarit Anthony me ish bashkëshorten e tij Jennifer Lopez.

Marc është treguar një baba i përkushtuar dhe së bashku me modelen janë dukur mjaft të gëzuar gjatë kohës që luanin me fëmijët.

marc anthony

Madje ata kanë postuar shkrime në rrjetin social Twitter ku shprehen të ngazëllyër për romancën që po përjetojnë.

marc anthony

Lopez dhe Anthony janë divorcuar në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

(b.t/shqiptarja.com)