Carlo Anceloti po mban peng merkaton e verës në disa ekipe. Kështu e përditshmja spanjolle ‘MARCA’ shkruan në numrin e saj të radhës se Florentino Perez po përgatit ofertën për ta sjellë në Madrid trajnerin Italian, i cili aktualisht në drejtimin e ekipit të PSG.

Por nëse ndodh një lëvizje e tillë atëherë, PSG do të prishte planet e ekipit të Çelsit që është vendosur në gjurmët e Murinjos. Nëse Anceloti vjen në Madrid, atëherë PSG do të tentonte me cdo kusht Murinjon duke e joshur me shumë para dhe investime në merakto, ku në plan të parë për t’u afruar është Cristiano Ronaldo.

Duke parë lëvizjet dhe gjithcka që mun dtë ndodhë, manjati rus Abramovic është trembur duke telefonuar Pelegrinin e Malagas, që edicionin tjetër nuk do të jetë në Champions. E gjithë kjo histori do të zbardhet pas finales së Championsit, pasi Murinjo ka deklaruar se do ta bëjë të ditur të ardhmen e tij pas finales së Uemblit.


d.b/shqiptarja.com