Marca: Mbappe e ka mbyllur me PSG, francezët nuk e shesin te Real Madrid

Marca: Mbappe e ka mbyllur me PSG, francezët nuk e shesin te Real Madrid

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka rinisur edhe njëherë telenovelën e transferimeve. Marca në Spanjë bën me dije se ylli francez ka mbyllur raportet me PSG, duke dashur një ekip të ri. "Marrëdhënia e Mbappe me PSG është shkatërruar plotësisht", shkruan Marca.

Gjithçka lidhet me premtimet dhe bonuset e padhëna në rinovimin e disa muajve më parë, teksa nga Spanjë tregojnë se PSG nuk dëshiron ta shesë lojtarin te Real Madrid. Në pritje po qëndron Liverpool, që studion mundësinë e afrimit të yllit të sulmit në "Anfield". Duket se çështja e Mbappe dhe PSG nuk është vetëm ekonomike, me lojtarët e tjerë që kanë dalë kundër tij, kjo pas sherrit me Neymar dhe ftohjes që duket në fushë me Messin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare