Mbrojtësi i ekipit të Realit të Madridit Marcelo ka zgjatur kontratën deri në vitin 2018 duke firmosur me një pagë që shkon 4 milionë euro në edicion. Mbrojtësi brazilian është një nga futbollistët më të pëlqyer në ekipin madrilen.

Presidenti i ekipit të 9 herë kampionëve të Evropës, Perez ka një konsideratë të vecantë për brazilianin për ritmin që i jep lojës në fushë dhe harmoninë që krijon në dhomat e zhveshjes.

Besimi i drejtuesve të Realit të Madridit te Marcelo është mjaft i madh për faktin që edhe firmosja e kontratës ka ardhur në një moment delikat, pasi mbrojtësi i majtë akoma nuk është rikthyer nga një dëmtim i gjatë.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Perezin që të japë 'OK' për të zgjatur bashkëpunimin.



Dylber Balla