Këngëtari Marco Mengoni është fitues i edicionit të 63-të të festivalit Italian të muzikës, “Sanremo”.

Ky ishte një vendim i parashikuar edhe nga publiku dhe fansat e tij të cilët nuk kanë rreshtur së shkruari në rrjetet sociale për fitoren paraprake të Mengoni-t.

Marco, i cili ka fituar dhe edicionin e “X-Factor” ne vitin 2009 këtë herë ka triumfuar duke marë një çmim gjithashtu të rëndësishëm siç është ai i “Sanremos”.

Ky ishte një vendim që erdhi pas katër orëve spektakël në prezantimin e Fabio Fazio dhe “provokimeve” të Luciana Luttizzetto, e cila është shfaqur plot humor dhe batuta e veshur si një flutur.

Në Skenë nuk ka munguar hijeshia dhe bukuria që solli modelja italiane Bianca Balti.
Mengoni, i cili është shprehur se nuk mendonte që do ta fitonte këtë çmim do të përfaqësojë Italinë në spektaklin e përvitshëm të “Eurovizionit” në Malmo të Suedisë.

“Me ngjan se jam rritur pak, vërtetë?Çfarë duhet të them jam shumë i lumtur”-ka shprehur Mangoni.

Më tej nuk kanë munguar batutat e këngëtarit Elio që ka interpretuar me grupin e tij, i cili ka befasuar duke marë çmimin e dytë, atë të kritikës.

Çmimin e tretë e mori grupi i pop-rokut Italian Modà, për të cilët lideri i grupit, Françesko Silvestre, i njohur si Kekko u shpreh: “Synimi ynë ishte të dilnim në skenë dhe të këndonim pas mesante pasi ishte ditëlindja ime”.

Në finale e Sanremos i ftuar special ka qenë këngëtari i madh Andrea Bocelli, i cili ka dhuruar shumë emocione duke interpretuar së bashku me djalin e tij Amos.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com