Margarita Xhepa: Jam rritur jetime
më emocionoi poezia e Naimit

Margarita Xhepa: Jam rritur jetime<br />më emocionoi poezia e Naimit
Një tingull, një karrige e drunjtë, një sobë e vjetëruar harruar diku… një qiri i ndezurqë flakëron përmes errësirës, tëdridhura duarsh me frymën mbajturpezull… Kjo ishte atmosfera magjike që u krijua mbrëmë në sallën "Shekspir" të teatrit të Metropolit në prag
të fillimit të mbrëmjes poetike.Mbrëmja poetike u zhvillua në kuadër të vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku nëepiqendër ishin veprat e rilindasit Naim Frashëri të interpretuara mjeshtërisht nga aktorët: Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozi Kostani dhe Kastriot Ramollari. Aktorët e mirënjohur çuan peshë sallën e mbushur plot e përplot me spektatorë dhe për një orë kthyen kohën pas duke përfshirë çdokënd në atë atmosferën atdhedashëse dhe buçitëse të Rilindjes. -"A dolëm mirë? Hë, si ishim, si u dukëm?! Po veshja dukej bukur, ju pëlqeu?" Edhe pse ngriti publikun në këmbë, edhe pse morri me dhjetra duartrokitje ,edhe pse të gjithë e uronin dhe e përgëzonin e madhja Margarita Xhepa nën modestinë që e karakterizon pyeste vazhdimisht e emocionuar për të ditur nëse kishte përcjellë atë efekt që ajo donte, tek publiku i saj. Mënyra se si kjo artiste sfidon peshën e viteve të le pa gojë. Ndonëse këmba e sëmurë ia vështirësonte ecjen, ajo me një vetësiguri dhe forcë të jashtëzakonshme pohonte vazhdimisht:-"Jam mirë, jam mirë! Mund të eci vetë", ndërkohë që ndokush përpiqej ta mbante përkrahu. E buzëqeshur, me sytë e thellë dhe shprehës i tha "po" ftesës tonë për pak minuta bisedë me të. Energjia e saj dukej sikur nuk kishte të shteruar ndërkohë që minutat kalonin. Ulur në një cep të sallës, Xhepa kërkonte me sy lulet që i dhuruan. - Ku shkuan lulet? Dua t'i kem këtu, dua t'I shoh që të mburrem pak me veten!"- thoshte duke buzëqeshur…


Zonja Margarita, skena tashmë është bërë si shtëpia juaj, megjithatë ne do donim të na tregonit pak për emocionet që përjetuat në këtë mbrëmje poetike?
Emocionet e artistit janë gjithnjëtë pranishme dhe gjithmonë të ndryshme. Emocioni këtë herë ishte shumë i dashur sepse ishte një shfaqje me poezi dhe unë poezinë e kam dashur gjithë jetën. Ajo më ka ngjitur në skenë, prej saj kam marrë duartrokitjet e para. E doja që atëherë, kur nuk isha në gjendje ta kuptoja ashtu siç duhet por me kalimin e kohës poezia më ndihmoi jashtëzakonisht shumë në punën time artistike, sepse poezia më mësoi bukurinë e fjalës, ritmin, muzikalitetin… ndaj dhe unë kurrë nuk kam hequr dorë prej saj. Do doja të përgëzoja regjisoren e re Arjeta Dhima për iniciativën dhe më vjen mirë që në këtë 100-vjetor të Pavarësisë fjalën do ta kenë Rilindasit tanë sepse poeti përcjell mesazhe nga më të ndryshmet, siç ishte poezia "Jetimi" e Naimit, të cilën unë e recitova me shumë emocion pasi më ka munguar nëna që në moshën 9-vjeçe, e cila ka mbetur si ëndërr në sytë e mi. Këto shfaqje në mënyrë elegante komunikojnë shumë mire me spektatorin dhe unë dua që poezia të behet e dashur, komunikuese dhe më vjen mirë që promovohen të tilla shfaqje sepse poezia është sinteza e artit.


Me këto vargje janë rritur e edukuar breza të tërë nxënësish... Sonte që interpretuat vargjet e Naimit, çfarë iu erdhi ndërmend?
M'u kujtua koha qëkur isha në 8- vjeçare. Unë jam rritur me vargjet e tij. .Naimi nëpërmjet lirizmave të tij më ka ndihmuar jo vetëm mua por gjithë shqiptarët. Ai e ka përshkruar atdheun në një mënyrë kaq poetikë sa na e ka bërë edhe më të dashur.

Para pak kohësh ju u shpallët "Nderi i Kombit" nga presidenti. Si iu bën të ndjeheni ky fakt?
Sigurisht që shumë e lumturuar. Asnjëherë nuk na kanë munguar çmimet por mua kur më pyesin se cili është çmimi më i madh që kam marrë ndonjëherë i them: "Çmimi I publikut, respekti dhe mirënjohja që ka spektatori për ne". Megjithatë këtë herë më emocionoi sepse çmimi ishte i ligjëruar, ka një peshë tjetër kur zyrtarizohet nga shteti e presidenti mbi të gjitha.


Shpesh herë në rolet tuaja ju jeni shfaqur nën petkun e një gruaje të hekurt. Po Margarita vetë si është?
Mua më kanë ndihmuar shumë rolet, rolet më kanë formuar, më kanë bërë më të kulturuar dhe më të mençur sepse kjo është ajo për të cilën artisti ka nevojë.

Sa i bukur dhe sa i vështirë ka qenë rrugëtimi juaj si artiste?
Ka qenë sa i bukur aq edhe i vështirë, sepse kam rritur tre djem dhe nuk është kollaj megjithatë jam munduar të krijoj role, të cilat do të mbeten në mendjen e spektatorit.

Si e shikoni femrën shqiptare sot, në ndryshim nga kohët kur ju keni qenë ikona e teatrit dhe e filmit?
Gjithnjë në zhvillim… Akademia e Arteve përshembull po nxjerr aktore, të cilat po mbajnë teatrin dhe filmin. Unë ndjej kënaqësi kur shikoj vajza të reja që luajnë role të mrekullueshme në skenat tona.

A keni ëndrra të parealizuara apo ndonjë peng në jetën tuaj?
Një peng të madh që kisha e realizova. Doja të luaja rolin e mbretëreshës Hekubë, te "Trojanët" e Euripidit dhe e realizova sepse gjithmonë e kam dashur antikitetin. Kur isha 30 vjeç doja të luaja Elektrën por për arsye teknike nuk munda. Më vonë ia arrita. Punova shumë dhe mora kënaqësi.

A e ka ndjerë ndonjëherë peshën e viteve një femër me bukuri te virgjër si ju?
Sigurisht. Çdo moshë ka bukurinë e saj dhe unë nuk shqetësohem që po ikin vitet sepse çdo moshë ka thinjat dhe rrudhat e veta por sidomos formimin intelektual.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha