Margarita Xhepa në Athinë me
monografinë e re “Diva shqiptare"

Margarita Xhepa në Athinë me<br />monografinë e re “Diva shqiptare"
TIRANE -  “Diva shqiptare” titullohet një monografi artistike e re për Margarita Xhepën me autor Miho Gjinin. Autori e ka ftuar aktoren e madhe shqiptare për ta promovuar monografinë në Athinë në muajin korrik, ku thotë se kjo do të bëhet “përmes një feste të mirorganizuar, ku do të jenë të ftuar artistë grekë dhe shqiptarë”.

Aktorja Xhepa tregon se kjo gjë e ka gëzuar shumë dhe thekson se “për herë të parë për mua është shkruar një monografi artistike e plotë, ku përfshihet e gjitha karriera ime, dhe për këtë e falënderoj shumë Miho Gjinin”. Për aktoren Xhepa çdo gjë që lidhet me librin ka kaluar përmes surprizave të bukura. Në ditët e para të muajit korrik, vetë ajo është e ftuar që të jetë e pranishme në Athinë, ku do bëhet edhe promovimi i monografisë. Libri i Miho Gjinit rrëfen sesi është zhvilluar jeta dhe veprat artistike të aktores shqiptare. Monografia për nder të aktores së madhe shqiptare vjen e ilustruar dhe me foto të ndryshme nga arkivat që disponon Teatri Kombëtar.

Aktorja ka dhe një monografi të mëparshme me autore Angjelina Xhara Papalilo e cila e ka titulluar “Margarita Xhepa Artiste e Popullit”. KY libër sjell për lexuesin portretin dhe botën e madhe shpirtërore të artistes të skenës dhe ekranit shqiptar, energjinë tronditëse që ajo u ka dhënë roleve të saj të panumërt interpretuar në vite, por monografia “Diva shqiptare” zbulon në mënyrë më të plotë çdo gjë nga jeta e saj artistike ndër vite. Roli më i fundit në skenë i aktores ka qenë tek “Trojanët”.

Aty ajo ngjiti në skenë rolin e Ekubës dhe arriti të trondiste skenën shqiptare dhe si gjithmonë përcolli jo pak emocion tek publiku. Kjo shfaqje u dha dhe në Athinë dhe prania e Margarita Xhepës ka tërhequr edhe vëmendjen e medias greke, ku në gazetat më të mëdha vendase si “Elefterotipia”, ju bë jehonë aktores shqiptare. Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), etj. Edhe në kinema Margarita Xhepa ka realizuar me dhjetëra role si në “Vitet e para”, “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Apasionata”, “Gjenerali I ushtrisë së vdekur”, etj.

Redaksia online
(dhu.ha/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan