Margarita Xhepa për A1 Report:
Si do ta kujtoj Drita Pelinkun

Margarita Xhepa për A1 Report:<br />Si do ta kujtoj Drita Pelinkun
TIRANE- Për aktoren e njohur Margarita Xhepa ndarja nga jeta e Drita Pelinkut është një humbje dhe dhimbje e madhe.
 
“Me Dritën më lidhin kujtime të paharruara. Kemi një jetë të gjatë në teatër. Nga brezi i vjetër jam pak më e reja dhe i kam të gjalla kujtimet. Drita ishte pioniere që bashkë me aktorë të tjerë krijuan teatrin. Ne jemi brezi që nuk erdhëm në Teatër për të marrë një rrogë, por për pasionin karshi teatrit. “- kujton aktorja e njohur Margarita Xhepa në një bisedë në studion e A1 Report me gazetarin Andi Kapxhiu.  

Për Margaritën Drita një aktore e cila idha rolit jetë

“Ishte e palodhur. Një pedagoge që e deshi artin dhe bënte me shpirt e seriozitetin më të madh.”

“Kemi punuar me dashuri pa pretenduar për para”- thotë më tej aktorja e njohur e Teatrit Kombëtar duke kujtuar se artisti mezi priste të merrte rolin për të punuar me të.

Miq, artisë, familjarë dhe personalitete të njohura i dhanë sot lamtumirën aktores Drita Pelinku.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024