Aktorja e njohur e skenës dhe ekranit, Margarita Xhepa, sot do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Muajt e fundit gjendja shëndetësore e aktores së shquar të teatrit dhe kinemasë është rënduar, ndërsa që prej një viti i janë shfaqur dukshëm problemet me ecjen. Aktorja i ka përballuar vështirësitë e ecjes me kurajë të madhe, buzëqeshje, fisnikëri, dhe nuk ka munguar gjatë vitit që shkoi në asnjë aktivitet artistik.
Por gjatë dy muajve të fundit gjendja e aktores Margarita Xhepa është rënduar mjaft. “Aktorja ka pasur dhimbje dhe vështirësi për të ecur dhe tashmë nuk mund të dalë as nga shtëpia”, pohojnë miqtë e saj më të ngushtë. Të afërmit janë të shqetësuar për ecurinë e këtij operacioni, për të cilin pohojnë se do të jetë i një shkalle të lartë vështirësie, sepse aktorja nuk ecën dot më. Ndërkohë mësojmë se ky operacion i vështirë do të zhvillohet sot në kujdesin e mjekëve më të mirë shqiptarë dhe italianë, ku do të jetë i pranishëm edhe i biri që është mjek. Të afërmit nuk dëshirojnë të bëjnë publike hollësi të tjera, duke pasur kujdes që të mos i shkaktojnë tronditje emocionale artistes.
Aktorja Margarita Xhepa në prill do të festojë edhe 70 vjetorin e lindjes së saj, i cili do të kurorëzohet me filmin e xhiruar nga regjisori Kujtim Gjoni, “Margarita”. Regjisori Gjonaj pohon se tashmë është në procesin e montazhit. Gjithashtu regjisori është shprehur dje për gazetën se i uron aktores sukses në operacionin që do të bëjë, ndërkohë që e telefon herë pas here për të ditur më shumë rreth shëndetit të saj.
Ndërkohë gazeta “Shqiptarja.com” i bashkohet shqetësimit të familjarëve dhe miqve të saj duke i uruar aktores Margarita Xhepa që ta kapërcejë me sukses këtë operacion, i cili do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Sipas familjarëve nuk është përcaktuar një orar i saktë për operacionin, sepse çdo gjë do të varet nga gjendja emocionale e aktores dhe procedurat parapërgatitore. Lusim shërim sa më të shpejtë për ikonën e artit shqiptar, zonjën Margarita Xhepa.
Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com