Kohët e fundit, rrugët tona u kryqëzuan disa herë në Irak dhe më pas rregullisht në Kandahar. Ajo vinte nga Kabuli dhe më merrte për drekë apo darkë për të diskutuar situatën në jug dhe të ndante me mua kontaktet e të rrinte gjithmonë e informuar për situatën e sigurisë. Veçanërisht interesohej për atë se çfarë kanë qenë kanadezët deri tani. Zonja Colvin, 56 vjeç, ishte amerikane, por punoi për Sunday Times për disa dekada. Me kalimin e kohës, ajo fitoi reputacionin e gazetarës së luftës më me eksperiencë në Britani. Në Timorin Lindor në 1999, kur trupat indoneziane u mbyllën në një kapanon të kombeve të Bashkuara në Dili ku ishin strehuar 1500 vetë, Kombet e Bashkuara donin që të dilnin jashtë loje dhe të linin refugjatët në fatin e tyre. Zonja Colvin dhe dy gazetare të tjera femra qëndruan në atë vend.
Përfundimisht, të turpëruar nga kurajua e gazetareve, forcat indoneziane i lejuan refugjatët të iknin.
Për herë të fundit e kam parë në hollin e një hoteli në Kajro, në tetor apo nëntor. Hymë të dy aty ndërkohë që ishim nën efektet e gazit lotsjellës gjatë një proteste që ishte zhvilluar disa metra më tutje.
Zonja Colvin ishte një figurë e spikatur. Dhe u bë më e kërkuar pasi u godit me predhë në sy disa vite më pas kur mbulonte konfliktin në Sri Lanka. Pas kësaj, ajo vendoste një mbulesë të zezë në sy.
Një grua me sqimë e cila në shikim të parë dukej e papërshtatshme për të punuar në zonat më të këqia të konflikteve, ajo ishte kurajoze. Gjatë viteve ajo zhvilloi një ambicie për të raportuar nga zonat më të thella dhe më të rrezikshme. Kjo gjë i vinte për shtat. Ndryshe nga shumë gazetarë të medias së shkruar, ajo dëshironte, në fakt insistonte për të ecur përpara për të qenë një dëshmitare në zonat e konfliktit. Në këtë aspekt, ajo ngjasonte më shumë me fotografët e luftës sesa me tributë e mediave të shkruara.
“Ajo ishte më shumë sesa një reportere lufte” John Ëtheroë, kryeredaktor i Sunday Times, tha në një deklaratë të mërkurën. “Ajo ishte një grua me një dëshirë të madhe për të jetuar, plot humor dhe dinakëri dhe e rrethuar nga shumë miq, shumica e të cilëve i frikësoheshin konsekuencave të guximit të saj”.
Një nga skupet e saj më të fundit ishte koloneli Muammar Gaddaf në intervistën e tij të fundit që ajo e ndau me Christiane Amanpour e ABC Neës dhe Jeremy Boëen nga BBC. Raportimi i fundit nga Homs ishte rreth vdekjes së një foshnjeje mashkull që u godit nga një predhë.
Zonja Colvin ngriti filozofinë e saj të luftës duke raportuar në një shërbim memorial për gazetarët e vranë në zonat e konfliktit në 2010.
“Kratere. Djegie shtëpish. Trupa të sakatuar. Gra që qajnë për fëmijët dhe burrat. Misioni ynë është të raportojmë këto tmerre lufte me saktësi dhe pa paragjykime” tha ajo. Zonja Colvin u vra së bashku me Remi Ochlik, një fotograf lufte 28 vjeçar. Në karrierën e tij të shkurtër zoti Ochlik mbuloi luftimet në Republikën Demokratike të Kongos në 2008, zgjedhjet presidenciale të 2010, epideminë e kolerës në Haiti, dhe revolucionet e pranverës arabe në 2011 në Tunizi, Egjipt dhe Libi.
Mattheë Fisher është gazetar në Kanada