TIRANE- Një urdhër ekzekutimi i bërë sipas të gjitha kritereve ligjore për pavlefshmërinë e kontratës së shitjes nga shteti të një pjese trualli buzë liqenit të Pogradecit, që i përkiste poetit të madh kombëtar Lasgush Poradeci, ka mbetur prej 17 vitesh peng i korrupsionit. Poeti i madh kombëtar që njihet me emrin zyrtar Llazar Gusho rrjedh nga një familje që ka jetuar që prej 300 vjetësh në Pogradec. Natyrisht, të parët e tij përveç shtëpisë së famshme që shërbeu si “kulla e fildishtë” e poetit në diktaturë kanë pasur edhe toka e prona të tjera...
Nga miq të familjes së poetit është bërë i ditur dje për median një skandal në qytetin e Pogradecit që zbulon korrupsionin në drejtësi. Shteti ua ka kthyer me një vendin gjyqësor truallin trashëgimtarëve të poetit, dy vajzave të tij dhe sërish “shteti” ia ka shitur me një “kontratë të pavlefshme” një tjetër pronari, siç shprehet e bija e poetit Llazar Gusho.
/Shqiptarja.com

VIDEO